Flash News

E-TJERA

Reshjet e dendura bllokojnë rrugën hyrëse në Libohovë

Reshjet e dendura bllokojnë rrugën hyrëse në Libohovë

Reshjet intensive të shiut që kanë përfshirë zonën gjatë orëve të fundit kanë sjellë pasoja në infrastrukturën rrugore të Libohovës.

Rruga kryesore hyrëse në qytet është bllokuar si pasojë e rrëshqitjes së inerteve, duke penguar lëvizjen normale të automjeteve.
Pamjet nga terreni tregojnë se dherat e rrëshqitur kane mbuluar një segment të rëndësishëm të rrugës, duke e bërë të vështirë qarkullimin dhe duke rritur rrezikun për drejtuesit e mjeteve. Autoritetet lokale janë njoftuar dhe pritet ndërhyrja për pastrimin dhe rikthimin e qarkullimit. 

 

Të fundit