Flash News

E-TJERA

Reshjet e dendura/ Lumi Ishëm del nga shtrati, përmbyten qindra ha tokë, izolohen disa shtëpi

Reshjet e dendura/ Lumi Ishëm del nga shtrati, përmbyten qindra ha

Rikthehen shqetësimet në zonat problematike. Si pasojë e reshjeve të rëna gjatë 24 orëve të fundit, lumi Ishëm ka dalë nga shtrati në pjesën fundore të fshatit Murqinë, Mallkuç e Bilaj.

Qindra hektarë tokë bujqësore është përmbytur, ndërsa disa familje në fshatin Murqinë janë izoluar.

Rruga që lidh lagjen e tyre me pjesën tjetër të zonës është bllokuar. Ky është një rast i përsëritur.

Vetëm pak javë më parë mijëra hektarë tokë u përmbytën si pasojë e reshjeve të dendura.

Edhe këtë herë pritet që situate të bëhet problematike, pasi reshjet do të vijojnë edhe ditët e ardhshme.

 

Të fundit