Flash News

E-TJERA

Reshjet e dendura në Pogradec, përroi i Vërdovës del nga shtrati, përmbyt disa banesa

Reshjet e dendura në Pogradec, përroi i Vërdovës del nga

Reshjet e dendura të orëve të fundit kanë shkaktuar probleme serioze në Pogradec, duke vënë në alarm banorët dhe autoritetet lokale. Lumi i Vërdovës, i fryrë nga prurjet e mëdha, ka shkatërruar tre ura, duke dëmtuar rëndë infrastrukturën rrugore përreth.

Prurjet e fuqishme kanë çarë trotuare, kanë dëmtuar kanalizimet dhe kanë lënë pasoja në rrjetin elektrik. Në një prej segmenteve ndodhet edhe një shtyllë elektrike e rrezikuar për t’u shembur, duke përbërë një kërcënim të drejtpërdrejtë për banorët dhe qarkullimin.

Reshjet e dendura në Pogradec, përroi i Vërdovës del nga

Probleme janë shënuar edhe në Lagjen Nr. 1, ku uji ka depërtuar në disa oborre banesash pas reshjeve të mëngjesit. Fatmirësisht, situata është drejt stabilizimit dhe nuk raportohet për dëme brenda banesave apo persona të lënduar.

Forcat e emergjencës dhe bashkia po vijojnë monitorimin në terren, ndërsa qytetarët janë paralajmëruar të shmangin zonat e përmbytura dhe lëvizjet pranë urave të dëmtuara.

Autoritetet pritet të publikojnë një bilanc të plotë të dëmeve pasi situata të marrë plotësisht nën kontroll.

 

Të fundit