Flash News

E-TJERA

Reshjet e dendura, përroi i Zaranikës rrezikon daljen nga shtrati

Reshjet e dendura, përroi i Zaranikës rrezikon daljen nga shtrati
Foto Ilustruese

Moti i keq i ditëve të fundit ka rikthyer problematikën e përmbytjeve. Përroi i Zaranikës në Elbasan rrezikon të dalë nga shtrati.

Lagjet “Vullnetari”, “Dyli Haxhire” dhe “28 Nëntori”, janë më të rrezikuara për tu përmbytur, nëse prurjet vijojnë të jenë në rritje.

Një ditë me parë, për shkak të daljes së lumit Erzen nga shtrati u izoluan 12 familje në Shijak.

Shirat kanë bërë shqetësuese situatën në Lezhë e Shkodër, ku një sipërfaqe e konsiderueshme e tokës bujqësore është në ujë.

Të fundit