Flash News

E-TJERA

Reshjet e dendura të borës bllokojnë bypass-in në Qafë Murriz, kalimi i mjeteve kryhet nga aksi i vjetër

Reshjet e dendura të borës bllokojnë bypass-in në Qafë

Reshjet e shumta të dëborës kanë shkaktuar probleme me qarkullimin e mjeteve në qarkun e Dibrës.

Bypassi Qafë Murriz vijon të mbetet i bllokuar dhe lëvizja e automjeteve drejt Tiranës dhe anasjelltas, po kryhet nga aksi i vjetër. Po ashtu, akset rrugore Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë; Peshkopi-Kala e Dodës -Kukës; janë të kalueshme vetëm me zinxhirë.

Policia i ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të përdorin goma dimërore dhe zinxhirë dhe rë respektojnë sinjalistikën rrugore.

Njoftimi:

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër,  ka shtuar prezencën e shërbimeve të Policisë në të gjitha akset rrugore urbane e rurale, për shkak të motit që vijojnë të bien reshje të dendura dëbore, me qëllim për t'iu ardhur në ndihmë dhe këshilluar drejtuesit e mjeteve.

Aktualisht rruga e Arbrit pjesa e aksit të bypass Qafë Murrizë për shkak se vijojnë të bien reshje të dendura  dëbore,  vijon të jetë i bllokuar dhe lëvizja e automjeteve drejt Tiranës dhe anasjelltas, vijon të kryhet nga aksi i vjetër rrugor. 

Akset rrugore Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë; Peshkopi-Kala e Dodës -Kukës; janë të kalueshme dhe lëvizja e mjeteve kryhet vetëm me zinxhirë.

Njëkohësisht,  Inspektorët dhe specialistët e policimit në komunitet janë në zonat që mbulojnë dhe janë në kontakt të pandërprerë më përfaqësuesit e pushtetit vendor, emergjencat civile dhe kryetarët e fshatrave, me qëllim monitorimin e situatës dhe ndërhyrjen në kohë, në rast nevoje. 

Policia e Dibrës apelon për drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të mos qarkullojnë pa goma dimërore e zinxhirë dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve në terren.

Të fundit