Flash News

E-TJERA

Reshjet e dendura të borës izolojnë Juglindjen pa energji elektrike, rruga e Arbrit e pakalueshme

Reshjet e dendura të borës izolojnë Juglindjen pa energji
Foto Ilustruese

Vendi ndodhet prej ditësh nën ndikim e të ftohtit dhe disa zona janë bllokuar nga reshjet e dendura të borës.

Në Juglindje, bora e dendur në Korçë, bashkinë e Devollit, Pustecit dhe disa fshatra në Maliq, Kolonjë e Pogrdadec, janë prej 3 ditësh pa energji elektrike.

Situatat më shqetësuese është në bashkinë e Devollit. Energjia mungon prej 3 ditësh ndërsa raportohet të ketë një dëmtim të shtyllave në Zagradec. Në bashkinë e Maliqit, kanë mbetur pa energji elektrike fshatrat: Zvezde, Zemblak, Shengjergj, Burimas, Pojan, Pendavinj, Moglice dhe  Lozhan.

Nga 8 shtylla të rrëzuara në fshatin Zvezdë të bashkisë Maliq 6 janë zëvendësuar.

Edhe në veri të vendit situatat me reshjet paraqitet e njëjtë. Rruga e Arbrit, sikurse raporton policia, është e pakalueshme për mjetet.

Policia apelon drejtuesit e mjeteve që të ndjekin aksin e vjeter Klos-Burrel-Ulëz, deri në pastrimin e bypass nga firma kontraktore.

Të fundit