Flash News

E-TJERA

Reshjet e dendura të borës në Qafë Murriz, nis evakuimi i qytetarëve të bllokuar prej orësh

Reshjet e dendura të borës në Qafë Murriz, nis evakuimi i

Policia Rrugore e Dibrës ka nisur evakuimi i qytetarëve të bllokuar prej orësh në bypass në Qafë Murrizë për shkak të reshjeve të borës.

Evakuimi ka nisur me dy fëmijëve dhe prindërve të tyre, që ishin bllokuar në automjet të cilët janë transportuar me makinën e një punonjësi policie.

Shërbimet e Policisë Rrugore të pozicionuar në bypass në Qafë Murrizë, gjatë kontakteve me drejtuesit e automjeteve që janë në pritje të hapjes së këtij aksi rrugor, pasi vijon ende të jetë i bllokuar si pasojë e motit të keq me reshje të dendura të dëborës, kanë marrë informacion se në një automjet ndodheshin të bllokuar dy fëmijë.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë marrë masa që me automjete të kalueshmërisë së lartë, të bëjnë evakuimin e pasagjerëve që ndodhen në automjete ne bypass Qafë Murrizë, për t’i nxjerrë nga zona ku kanë mbetur të bllokuar dhe për t’i transportuar në destinacion, në Klos, Bulqizë.

Menjëherë, shërbimet e Policisë Rrugore kanë shkuar te automjeti, ku kanë marrë fëmijët dhe prindërit e tyre. Më pas, me një automjet privat të një punonjësi të Policisë kanë bërë transportimin e tyre në destinacion.

Si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës, bypass në Qafë Murrizë vijon të jetë i bllokuar, ndërkohë që borëpastrueset vijojnë punën pandërprerë, për të bërë të mundur hapjen e rrugës.

Policia e Dibrës përgjatë ditës së sotme ka apeluar që drejtuesit e automjeteve të përdorin aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz.

Shërbimet e Policisë, pavarësisht kushteve të vështira të motit, ndodhen në krye të detyrës, për t'iu dhënë ndihmë të gjithë përdoruesve të rrugës, në rast nevoje, dhe apelojnë edhe një herë për shmangie të qarkullimit në rrugën e Arbrit, deri sa të ketë një njotim zyrtar për hapjen e plotë të këtij aksi rrugor”, njofton policia.

 

Të fundit