Flash News

E-TJERA

Reshjet e dendura të dëborës, vijon të mbetet i bllokuar Bypassi i Murrizit

Reshjet e dendura të dëborës, vijon të mbetet i bllokuar

Edhe pse intensiteti i reshjeve të borës është dobësuar, situata në qarkun e Dibrës paraqitet sërish problematike.

Trashësia e dëborës në qytetin e Peshkopisë dhe Bulqizës kalon 35 cm, ndërsa në zonat e thella arrin në 70 cm.

Bypassi i Murrizit vijon të mbetet u bllokuar. Aktualisht, po punojnë 3 borëpastruese që po punojnë për hapjen e saj në orët në vazhdim

Aksi Peshkopi-Tiranë është i kalueshëm nga Klosi drejt Burrelit dhe Milotit. Në këtë aks ka probleme në segmentin Fushë Bulqizë-Pishat deri në Planin e bardhë, për shkak të erës së fortë.

Aksi Peshkopi-Kukës kalimi bëhet pjesërisht me zinxhirë, ka probleme në Vasie për shkak të erës së fortë.

Të fundit