Flash News

E-TJERA

Reshjet e dendura të shiut ‘zhdukin’ Lezhën, bllokohen rrugët

Reshjet e dendura të shiut ‘zhdukin’ Lezhën, bllokohen

Lezha është përfshirë këtë të enjte nga reshje të dendura të shiut, të cilat kanë sjellë dhe përmbytjen në disa zona.

Disa lagje të qytetit janë bllokuar nga uji, ku duket se tubacionet nuk funksionojnë.

 Nga pamjet e publikuara nga JOQ, duket qartë se sistemi i kanalizimeve nuk e përballon nivelin e prurjeve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Si pasojë e reshjeve të dendura, ujërat kanë vërshuar nëpër rrugë të qytetit, duke paralizuar lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve.

 Bëhet me dije se situata më problematike shfaqet në bulevardin “Gjergj Fishta”, bllokun e banimit “11 Janari” dhe në lagjen “Besëlidhja”.

Niveli i ujit ka arritur deri në 30 centimetra, duke bllokuar hyrjet e pallateve por edhe trotuaret në disa biznese.

Të fundit