Flash News

E-TJERA

Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë rrëshqitje gurësh në aksin Burrel–Skuraj, probleme me qarkullimin

Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë rrëshqitje gurësh

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në rrugën Burrel–Skuraj. Në disa segmente janë shënuar rrëshqitje gurësh dhe inertesh, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve.

Ky problem paraqet rrezik për drejtuesit e automjeteve që udhëtojnë nga qarku i Dibrës drejt Lezhës, Shkodrës, Kurbinit dhe më gjerë. Fenomeni i rrëshqitjeve përsëritet sa herë ka reshje shiu në këtë zonë me terren të vështirë malor.

Mësohet se disa automjete janë detyruar të kthehen mbrapsht për shkak të bllokimit të përkohshëm të qarkullimit. Ndërkohë, firma mirëmbajtëse ka nisur punën që në orët e para të mëngjesit për pastrimin dhe hapjen e rrugës.

Të fundit