Flash News

E-TJERA

Reshjet e denura shkaktojnë problematika në Lezhë, uji vërshon në rrugë

Reshjet e denura shkaktojnë problematika në Lezhë, uji

Reshjet e dendura që përfshinë vendin gjatë natës kanë shkaktuar problematika në qytetin e Lëzhës.

Pusetat e bllokuara kanë bërë që ujrat të vërshojnë në rrugët e qytetit.

Situata më problematike ka qenë në lagjen Beselidhja, ku ka pasur vështirësi në lëvizjen e kalimtarëve.

Prezenca e ujit në disa zona dhe reshjet e dendura të shiut, krijoi dhe trafik të rënduar në qytet.

Ndërkohë nga moti i keq janë krijuar probleme dhe me furnizimin me energji elektrike në disa fshatra, ndërsa grupet e punës të OSHEE ndodhen në terren për riparimin e defekteve.

Të fundit