Flash News

E-TJERA

Reshjet e shiut boshatisin plazhet, rëndohet trafiku në Shëngjin

Reshjet e shiut boshatisin plazhet, rëndohet trafiku në Shëngjin

Stuhia "Frederik" ka mbërritur në vendin tonë duke sjellë ulje te temperaturave dhe rrebeshe shiu. Për pasoja plazhet janë braktisur nga pushuesit. 

Plazhet e zbrazura janë në zonën e Durrësit, Velipojës dhe Shëngjinit, ndërsa në jug nuk ka pasur reshje shiu.

Përkeqësimi i motit ka shkaktuar edhe radhë të gjata trafiku në rrugën e Shëngjinit si dhe në superstradën nga Balldreni në drejtim të Milotit.

Këto kushte atmosferike, sipas sinoptikanëve, do vazhdojnë të mbizotërojnë gjatë ditës së sotme në vendin tonë. Ndërsa nesër nuk priten reshje shiu, por temperaturat do vijojnë të mbeten më të ulëta.

Të fundit