Flash News

E-TJERA

Reshjet e shiut dhe dëborës shkaktojnë probleme me qarkullimin rrugor, Policia apelon për kujdes

Reshjet e shiut dhe dëborës shkaktojnë probleme me qarkullimin

Reshjet e dendura të shiut dhe dëborës kanë krijuar vështirësi në qarkullimin rrugor në disa akse të vendit. Policia e Shtetit ka rritur prezencën në rrugët urbane dhe rurale për të siguruar lëvizjen dhe për të shmangur aksidentet.

Në një njoftim zyrtar, policia u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes maksimal në drejtim, duke respektuar sinjalistikën rrugore, reduktuar shpejtësinë dhe pajisur automjetet me zinxhirë ose goma dimërore, sidomos në zonat malore ku reshjet e dëborës janë më intensive.

Nga ana tjetër, firmat kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve janë angazhuar për pastrimin e akseve nga bora dhe shpërndarjen e kripës për të parandaluar ngricat. Po ashtu, po merren masa për pastrimin e rrugëve nga inertet e shkaktuara nga intensiteti i lartë i shiut.

Deri më tani, nuk raportohet për rrugë të bllokuara, por kushtet atmosferike kërkojnë kujdes të shtuar nga të gjithë përdoruesit e rrugës. Policia apelon gjithashtu që qytetarët të ndjekin udhëzimet e shërbimeve rrugore për të siguruar udhëtime të sigurta.

Të fundit