Flash News

E-TJERA

Reshjet e shiut në Durrës, rrugë të përmbytura dhe peshkarexha të bllokuara në port

Reshjet e shiut në Durrës, rrugë të përmbytura dhe

Reshjet e shiut që ranë sot kanë krijuar sërish vështirësi në qarkullim për drejtuesit e mjeteve dhe kalimtarët në rrugët e qytetit të Durrësit.

Ndërkohë kushtet atmosferike në det të hapur kanë ndikuar në pezullimin e lundrimit për mjetet e tonazhit të vogël, përfshirë dhe peshkarexhat, të cilat mëngjesin e sotëm janë kthyer në portin më të madh në vend.

Forca e detit është 5-6 ballë, por nuk janë konstatuar vonesa në lundrimin e trageteve të linjës Bari- Durrës, që kanë mbërritur në port në orarin e parashikuar.

Sipas parashikimeve, moti në det të hapur pritet të normalizohet të dielën.

Të fundit