Flash News

E-TJERA

Reshjet e shiut shkaktojnë probleme edhe në Lushnje, bllokohen rrugët dhe qarkullimi

Reshjet e shiut shkaktojnë probleme edhe në Lushnje, bllokohen

Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar probleme në Bashkinë e Lushnjes. Si pasojë e këtyre reshjeve, disa rrugë në qytet janë mbushur me ujë, duke arritur disa dhjetëra centimetra thellësi. Këto janë reshjet e para të këtij intensiteti pas një periudhe të gjatë të thatësirës.

Qarkullimi në qytet është rënduar ndjeshëm për shkak të ujit që ka mbuluar disa akse, veçanërisht ato kryesore si bulevardi qendror. Problematika më e madhe është regjistruar në rrugën “Misto Mame,” afër kthesës së spitalit, ku dhjetra automjete, kryesisht ato me motor të vogël, kanë mbetur të bllokuara.

Të fundit