Flash News

E-TJERA

Reshjet intensive ndërpresin furnizimin me ujë në Fier

Reshjet intensive ndërpresin furnizimin me ujë në Fier

Moti i keq me rreshjet intensive shiu ka shkaktuar probleme me ujin në qytetin e Fierit. 

Furnizimi me ujë është ndërprerë si pasojë e prurjeve të shtuara të lumit Vjosë dhe rritjes së nivelit të ujërave nëntokësore, si shkak i presioneve të krijuara.

Disa nga puset që furnizojnë Njësinë Administrative Fier, janë prekur nga situata e krijuar. Autoritetet kanë njoftuar se kufizimi në furnizimin me ujë ka nisur nga ora 16:00 deri në një njoftim të dytë.

"Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Fier njofton se si pasojë e prurjeve të shtuara të lumit Vjosë dhe rritjes së nivelit të ujërave nëntokësore si shkak i presioneve të krijuara, disa nga puset që furnizojnë Njësinë Administrative Fier janë prekur nga situata e krijuar.

Për këtë arsye do të ketë kufizime në furnizimin me ujë, nga ora 16:00 deri në një njoftim të dytë. Ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë për normalizimin e situatës", thuhet në njoftim. 

Të fundit