Flash News

E-TJERA

Reshjet/ Lumi Ishëm del nga shtrati, përmbyten disa fshatra, shtyhet nisja e trageteve nga Durrësi në Bari

Reshjet/ Lumi Ishëm del nga shtrati, përmbyten disa fshatra, shtyhet
Foto Ilustruese

Reshjet e dendura të shiut gjatë natës së kaluar kanë rikthyer problematikën e përmbytjeve në disa zona.

Prurjet e shumta kanë bërë që lumi Ishëm të dalë nga shtrati, e për pasojë dhjetëra hektarë tokë janë nën ujë në fshatrat Murqinë, Mallkuç dhe Bilaj.

Këtë herë situata paraqitet më serioze në këto zona krahësuar me përmbytjet e javëve të kaluara.

Ndërkohë, si pasojë e motit të keq është shtyrë nisja e trageteve nga Bari në portin e Durrësit dhe anasjelltas.

Të fundit