Flash News

E-TJERA

Reshjet/ Peleshi mbledh Komitetin e Mbrojtjes Civile: Forcat e Armatosura janë në gatishmëri. Problematikat

Reshjet/ Peleshi mbledh Komitetin e Mbrojtjes Civile: Forcat e Armatosura

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi bëri me dije se është mbledhur Komiteti i Mbrojtjes Civile pas reshjeve dhe stuhive që kanë përfshirë vendin dhe kanë sjellë problematika në infrastrukturë. Peleshi ka theksuar edhe një herë se cilat janë zonat e rrezikuara më shumë nga përmbytjet.

Gjithashtu thotë se me kryetarët e bashkive dhe prefektët e këtyre qarqeve floën planin e masave parandaluese dhe lehtësuese për menaxhimin e situatës edhe në orët në vijim. Ai shton se Agjencia e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura janë në gatishmëri për çdo nevojë të pushtetit vendor dhe qytetarëve.

“Komiteti i Mbrojtjes Civile u mblodh për të diskutuar rreth situatës së krijuar nga reshjet me intensitet të lartë gjatë orëve të fundit, veçanërisht në qarqet Shkodër, Lezhë, ku rreziku për përmbytje është edhe më i lartë, por edhe në bashkitë Tiranë, Durrës, Vlorë e Fier.

Me kryetarët e bashkive dhe Prefektët e këtyre qarqeve rakorduam planin e masave parandaluese dhe lehtësuese për menaxhimin e situatës edhe në orët në vijim, që sipas parashikimit të motit do të jenë me reshje të shumta. Jemi çdo minutë në monitorim të situatës. Ministria e Mbrojtjes, Agjencia e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura janë në gatishmëri për çdo nevojë të pushtetit vendor dhe qytetarëve”, thotë Peleshi.

Ministria e Mbrojtjes ka informuar lidhur me situatën aktuale nga përmbytjet.

“Për qarkun Lezhë në Kurbin ka rënë rreth 15 mm shi, në Zadrimë 131 mm, kemi disa sipërfaqja të përmbytura në këto zona. Ka rreth 500 ha të përmbytura. Në qarkun Shkodër ka përmbytje.

Në Kukës ka pasur 4 mm shi. Në Fushë-Arrëz, raportohen dëmtime të rrugëve rurale dhe shkëputje te energjisë elektrike. Në Vaun e Dejës situata është pak më problematike, kanë dalë nga shtrati lumi Gjadër dhe përroi Glinë. Është ndërprerë energjia elektrike.

Në bashkinë Malësi e Madhe ka dalë nga shtrati përroi. Po vijon puna për evakuimin e banorëve që rrezikohen nga përmbytjet. Jemi në gatishmëri dhe kemi mbledhur Komitetin e Emergjencave për të rritur gatishmërinë. Gjithë ministrat janë të informuar mbi situatën dhe do të organizohen për të përballuar çdo rast. Nga njëra anë është lajm i mirë për furnizimin me energji elektrike, pasi po mbushen hidrocentralet, por do përballemi dhe me situatë të pakëndshme që është përmbytja e tokave apo disa akseve”, bëri me dije ministria.

Të fundit