Flash News

E-TJERA

Reshjet/ Përmirësohet situata hidrike e Fierzës, niveli i ujit shkon në 271 metra

Reshjet/ Përmirësohet situata hidrike e Fierzës, niveli i ujit

Niveli i liqenit në basenin më të madh ujëmbledhës në kaskadën e Drinit është rritur, pas reshjeve që kanë rënë së fundmi.

Niveli ka arritur në 271 metra nga 259 metra që ishte ditët e fundit të muajit mars. Këto shifra tregojnë se niveli i ujit në liqenin e Fierzës është rritur me mbi 10 metra, ndërsa ai maksimal është 296 metra.

Për të arritur këtë shifër basenit më të madh i duhen edhe 26 metra. Vendi është përfshirë prej muajsh nga kriza energjitike, ndërsa së fundmi është paralajmëruar edhe rritje e çmimit të energjisë.

Të fundit