Flash News

E-TJERA

Reshjet/ Përrenjtë kanë dalë nga shtrati, rrugët të pakalueshme në Korçë

Reshjet/ Përrenjtë kanë dalë nga shtrati, rrugët

Moti i keq me reshje intensive shiu ka krijuar probleme në disa zona të Korçës.

Në fshatin Shamoll rrjedha e ujit ka vërshuar drejt fshatit por edhe një stallë ku mbahen kafshë, bazë ushqimore për bagëti.

Prurja është shumë e madhe dhe rrezikohen të mbyten rreth 100 krerë, ndërsa apelohet për ndihmë emergjente nga bashkia e Korçës dhe emergjencat civile.

Gjithashtu janë përmbytur edhe rrugët kryesore dhe dytësore te fshatit Zëmblak në Maliq.  Si pasojë e daljes nga shtrati  të përrenjve të fshatit uji ka vërshuar jo vetëm në rrugë por ka depërtuar edhe në disa prej banesave të fshatit.  

Të fundit