Flash News

E-TJERA

Reshjet shuajnë zjarret në vend, vetëm një vatër aktive

Reshjet shuajnë zjarret në vend, vetëm një vatër aktive

Rënia e temperaturave dhe reshjet e shiut kanë shuar zjarret në vend.

Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se në 24 orët e fundit u raportuan 20 vatra aktive, nga të cilat janë fikur 19 prej tyre.

E vetmja vatër aktive është në fshatin Shetaj të Durrësit, i cili është aktiv, por me intensitet të ulët.

Ndërkohë, vijon angazhimi i forcave të shërbimit zjarrfikës për izolimin e saj.

Të fundit