Flash News

E-TJERA

Reuters: Berisha nuk ka asnjë procedim penal, Shqipëria dështoi me reformat pasi mori statusin kandidat në 2014-ën

Reuters: Berisha nuk ka asnjë procedim penal, Shqipëria dështoi

Vendimi i DASH për të ndaluar hyrjen e ish kryeministrit Sali Berisha dhe familjen e tij në SHBA për shkak të akuzave për korrupsion është komentuar edhe në mediat ndërkombëtare.

Reuters citon statusin e sekretarit të Shtetit të SHBA Antony Blinken, i cili shkruan se “Veprimet korruptive të ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha minuan demokracinë në Shqipëri. Sot shpall publikisht Berishën dhe familjen e tij të papërshtatshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne qëndrojmë të bashkuar kundër korrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”.

Reuters shkruan se kontaktoi Berishën, por nuk mori përgjigje të menjëhershme nga zyra e ish kryeministrit, teksa kujton se “ Berisha nuk përballet me ndonjë procedim penal në Shqipëri.

Shërbeu si president nga 1992 në 1997, menjëherë pas rënies së komunizmit në Shqipëri dhe si kryeministër midis 2005 dhe 2013.

Shqipërisë iu dha statusi i kandidatit të Bashkimit Evropian në 2014, por që atëherë ka bërë pak përparim, kryesisht për shkak të dështimit për të zbatuar reformat”.

Të fundit