Flash News

E-TJERA

"Kërkohet dorëheqja e zv.kryeministres", Reuters jehonë protestës së opozitës

"Kërkohet dorëheqja e zv.kryeministres", Reuters jehonë

Protesta kombëtare e opozitës ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

“Reuters”, në një artikull, i referohet momentit kur “protesuesit hodhën bomba molotov në ndërtesën e Kryeministrisë te zyra e Kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë pasi prokurorët ngritën padi ndaj zëvendëskryeministres për korrupsion.”

Reuters vijon duke raportuar se tensionet politike në Shqipëri janë përshkallëzuar në javët e fundit pasi u bënë akuza kundër zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Së bashku me disa zyrtarë dhe kompani private, ajo është akuzuar për përdorimin e fondeve shtetërore për të favorizuar disa kompani në projekte të mëdha infrastrukturore.

Ndërsa protestuesit hodhën bomba molotov të hënën, policia me pajisje kundër trazirave mbrojti ndërtesën qeveritare, por nuk i shtyu protestuesit.

"Mjaft kemi duruar sepse bëhet fjalë për dhjetëra e qindra miliona euro të vjedhura, dhe ajo nuk po jep dorëheqjen. Kjo është e turpshme", tha protestuesi Arben Sulo.

 

Të fundit