Flash News

E-TJERA

Revokim ndaj masës së sigurisë, Gjykata e Lartë regjistron kërkesën e Berishës dhe Malltezit

Revokim ndaj masës së sigurisë, Gjykata e Lartë regjistron

Gjykata e Lartë ka regjistruar kërkesën e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi pas kërkesës për revokim të masës së sigurisë 'arrest shtëpie'.

Sipas informacioneve relator i çështjes do të jetë Sokol Binaj.

Berisha dhe Malltezi po hetohen nga Prokuroria e Posaçme për vepra penale të korrupsionit në lidhje me privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani” dhe ndërtimin aty të 17 pallateve – një biznes që sipas SPAK i mundësoi Malltezit që të fitonte 5.4 milionë euro nga ndërtimi.

Berisha i ka cilësuar akuzat si hakmarrje politike e orkestruar nga kryeministri Edi Rama dhe nuk i është nënshtruar masës së sigurisë. Përmes avokatëve të tij, Berisha ka nisur gjithashtu një betejë ligjore për t'i rrëzuar vendimet e Gjykatës si të kundraligjshme, duke argumentuar se masat ndaj tij ishin vendosur në shkelje të Kushtetutës.

Të fundit