Flash News

E-TJERA

Revokimi i masës së sigurisë, Gjykata e Lartë vendos sot për Berishën dhe Malltezin

Revokimi i masës së sigurisë, Gjykata e Lartë vendos sot

Në Gjykatën e Lartë në Dhomë Këshilli, trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Ilir Panda, Sandër Simoni e Sokol Binaj vendosin mbi dy rekurse të liderit të opozitës Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për revokimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi” si dhe për zëvendësimin e kësaj mase.

Për seancën nuk është caktuar ende një orar se kur do të merret vendimi nga trupa gjykuese.

Mbrojtja e Berishës ka bërë një kërkesë ku pretendon se nuk ka as kushte dhe as kritere që Berisha të hetohet me masë sigurie.

Të fundit