Flash News

Ditari i Maxhorancës

Revolta kundër korrupsionit, Rama presion të hapur gjyqtarëve: Turp që rinxirrni protestuesit në rrugë

Revolta kundër korrupsionit, Rama presion të hapur gjyqtarëve:

Një ditë pas protestës së opozitës në Tiranë, ku për shkak të fishekzjarreve u përfshi nga flakët vila e ish-diktatorit Enver Hoxha, kryeministri Edi Rama reagoi me tone të ashpra ndaj gjyqësorit.

Në një deklaratë publike, Rama e cilësoi ngjarjen si një “sulm barbar” ndaj rezidencësdhe kritikoi gjyqtarët që, sipas tij, rinxjerrin në rrugë protestuesit e arrestuar.

Ai theksoi dy herë: “Turp për gjykatësit që i lirojnë këta keqbërës”, duke lënë të kuptohet presioni politik për të ndaluar lëshimin e tyre.

“Sapo dola nga rezidenca e artistëve në ish-shtëpinë e diktatorit, ku prej kohësh tanimë fondacioni prestigjoz Art Explora mikpret të rinj të talentuar nga Shqipëria, Kosova e mbarë bota, të cilët i gjeta të traumatizuar nga çmenduria e barbarisë së mbrëmshme.

Një sulm i verbër i një grushti të verbërish të paguar për të frikësuar qytetin dhe njollosur Shqipërinë, nën udhëheqjen e një ligësire kriminale tetëdhjetë e kusur vjeçare, që mban nga pas ca hunj gardhi me status deputeti, e që vjen vërdallë si i marri i lagjes nëpër Tiranë, ndërkohë që s’ia var më thuajse askush!

Gjykatësit që i lirojnë këta zjarrvënës të rrezikshëm, sa herë arrestohen nga policia janë bashkëpërgjegjës për këto vandalizma të pandodhura askund në Europë me bekimin e nën hyqmin e një partie parlamentare, në selinë e të cilës nuk flitet për ide e programe, po bëhen vetëm plane dhune dhe bomba artizanale!

Turp për çdo gjykatës që rinxjerr në rrugë këta keqbërës të Shqipërisë dhe turp për qeverisjen e gjyqësorit që rri e vështron sikur Shqipëria nuk është edhe atdheu i saj!”, shkruan Rama në reagim.

 

Të fundit