Flash News

E-TJERA

Revolta për rritjen e çmimeve, Goci në ‘Politiko’: Kemi kryeministër palaço, si po tenton të njollosë protestën

Revolta për rritjen e çmimeve, Goci në ‘Politiko’:

Aktivisti dhe pedagogu Ervin Goci akuzon kryeministrin Edi Rama se po tenton të njollosë protestën e qytetarëve që po mbahet prej tre ditësh kundër rritjes së çmimeve.

Duke folur në një lidhje me Skype në emisionin ‘Politiko’, Goci thotë se Rama po blindon dyert e kryeministrisë, duke përdorur metoda banale për një protestë paqësore.

Në tre ditë nuk janë prekur policët me dorë, po tenton të njollosë protestën me metoda banale. Është qesharake . Ka ndodhur një narrativë.

Nuk është arritur ajo që synon protesta, Rama ka filluar të ndjejë peshën e detyrës falë mijëra njerëzve se e konsideron veten të paprekshëm. Në 6 orë ka ndryshuar qëndrim taktik propagande, se në fillim ishte indiferent, më pas tha jemi në krye të detyrës dhe tani thotë se protestën e organizojnë non gratat. Është kryeministër palaço i cili duhet merret seriozisht se shkakton dëme”, thotë Goci.

I pyetur se çfarë pritet të ndodhë nesër, Goci thotë se pritet të vijnë në Tiranë nga rrethet masa të gjera njerëzish.

“Janë 500 fermerë që do nisën nga Lushnja në Tiranë. Është ngjarje që shënon. Masat e njerëzve që presim janë të mëdha duke parë tre ditët protestë. Ne kemi nxjerrë një listë kërkesash, por duam të përfshijmë sa më shumë aktorë për të përpiluar kërkesa që janë të karakterit strukturore, që godasin sistemin.

Nuk jemi sjellë si matrapazë por kërkojmë që shteti të bëjë detyrën. Shumë nga ato që Rama tha sot i ka në ligj, por nuk i zbaton”, u shpreh Goci.

Të fundit