Flash News

E-TJERA

Revoltë në burgun e Peqinit, tre të paraburgosur dhunojnë policët

Revoltë në burgun e Peqinit, tre të paraburgosur dhunojnë

Tre të paraburgosur në Burgun e Peqinit kanë ushtruar dhunë ndaj punonjësve të policisë.

Sipas njoftimit tre të paraburgosurit nuk i janë bindur urdhrave të efektivëve dhe më pas kanë ushtruar dhunë ndaj tyre. Të tre janë vënë nën akuzë krahas akuzave për të cilat ishin arrestuar.

Mësohet shkak është bërë mosbindja e tre të arrestuarve për t'u rikthyer në qeli pas ajrosjes. 

"Më 4 gusht 2022 u arrestuan në flagrancë 3 shtetas të paraburgosur në IEVP Peqin:
K.L. për “Rebelimi i të dënuarve”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik” te parashikuar nga nenet 270,237,89 dhe 235 të Kodit Penal. A.D. për “Rebelimi i të dënuarve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik” te parashikuar nga nenet 270, dhe 235 të Kodit Penal. K.I. për “Rebelimi i të dënuarve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik” te parashikuar nga nenet 270, dhe 235 të Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan”, njofton policia.

 

Të fundit