Flash News

E-TJERA

Revoltohen emigrantët në Gjadër, lëndohen me mjete të mprehta 3 prej tyre

Revoltohen emigrantët në Gjadër, lëndohen me mjete të

Një situatë revolte dhe dhune ka përfshirë orët e fundit kampin e Gjadrit në Lezhë. 

Mediat italiane raportojnë se 20 nga 40 emigrantët e transferuar nga Italia kanë protestuar.

Mësohet se ata kanë shkaktuar trazira në ambientet e qendrës, duke dëmtuar mobiliet, shkatërruar dyshekët dhe thyer xhamat e dritareve. Situata ka dalë jashtë kontrollit për disa orë, duke detyruar ndërhyrjen e stafit të sigurisë.

Po ashtu, tre emigrantë kanë përdorur mjete të mprehta për t’i shkaktuar vetes plagë. Ata janë trajtuar menjëherë nga personeli mjekësor i qendrës dhe fatmirësisht, nuk kanë pësuar dëmtime serioze.

Të fundit