Flash News

E-TJERA

Revoltohet Andi Bushati: Yuri Kim të marrë plaçkat dhe të ikë në shpi

Revoltohet Andi Bushati: Yuri Kim të marrë plaçkat dhe të

Analisti Andi Bushati e cilësoi ambasadoren amerikane Yuri Kim në raport me deklaratat për drejtuesin e ri të SPAK-ut si një çilimi që qan se i kanë vjedhur lodrën.

“Pra, kush është thelbi? Ne kemi nga njëra anë zonjën Kim që thotë se manipulojnë KLP-në, do zgjedhin njeriun e tyre nga SPAK-u, po kjo zonja na ka thënë që këta janë heronjtë e fëmijëve tanë, këta të SPAK-ut, pra nga këta heronjtë kudo të kapi dora prapë mirë del, duhet të ishte normalisht,” – u shpreh Bushati.

I revoltuar në studion e “Now me Erla Mëhillin”, ai u shpreh se ambasadorja Yuri Kim duhet të largohet.

“Më thoshin është drejtësia e amerikanëve. Tani kjo fabul, nesër në orën 10 merr fund. Ajo ambasadorja të marri plaçkat të iki në shtëpi se nesër ajo s’ka pse ankohet se do zgjidhet një nga heronjtë e fëmijëve të vet, jo tonët, se unë si kam heronjtë e fëmijëve të mi,” – u shpreh Bushati.

Ai kujtoi se KLP-ja ka qenë një nga sukseset e reformës në drejtësi e mbështetur dhe financuar nga arkitektët amerikanë.

                                                                                          

 

Të fundit