Flash News

E-TJERA

Revoltohet vajza e Ismail Kadare: Ndotje akustike në Tiranë, një makth i vërtetë për sistemin nervor

Revoltohet vajza e Ismail Kadare: Ndotje akustike në Tiranë, një

Vajza e shkrimtarit, Ismail Kadare ka ngritur një shqetësim madhor për banorët e Tiranës.

Në rrjetet sociale, ajo ankohet se ndotja akustike në kryeqytet ka kaluar çdo kufi të pranueshëm. Ish-ambasadorja e Shqipërisë në UNESCO shkruan se këtë situatë nuk e ka hasur kurrë më parë, në asnjë qytet të botës. Madje, ajo propozon një peticion qytetaresh per të vënë gjërat në lëvizje.  

"Ndotja akustike në Tiranë ka kaluar çdo kufi të pranueshëm! Nuk mjaftojnë zhurmat e pafundme nga ndërtimet, tyrrjelat, çekanët, boritë e makinave, njerëzit që flasin në telefon me zë në kupë të qiellit sikur të ishin në sallonin e tyre dhe jo në hapësirë publike. Por ajo që e bën situatën edhe më të padurueshme është muzika e keqe (nuk di ku arrijnë ta gjejnë një muzike kaq te shpifur) me cilësi tingulli fare të ulët dhe me volum marramendës, që shpërthen në çdo cep rruge, bari, kafeneje e restoranti, pa pushim, në çdo orë.

Kjo ndotje akustike është një makth i vërtetë për sistemin nervor! Këtë situatë nuk e kam hasur kurrë më parë, në asnjë qytet të botës. Koston e lartë po e paguajnë me shëndetin e tyre banorët e qytetit.
Cfare mund të bëjmë për të gjetur nje zgjidhje ? Ndoshta nje peticion qytetaresh per te vene gjerat ne levizje?", shkruan Kadare. 

Kujtojme se vajza e shkrimtarit Isamil Kadare, është liruar nga detyra si ambasadore e Shqipërisë në UNESCO disa javë më parë, post që ajo mbante prej vitesh.

Të fundit