Flash News

E-TJERA

Rey Manaj mbështet kuqezinjtë: Na bëni krenarë sonte!

Rey Manaj mbështet kuqezinjtë: Na bëni krenarë sonte!

Pak orë para ndeshjes mes Polonisë dhe Shqipërisë në Varshavë, sulmuesi i Kombëtares, Rey Manaj, i cili nuk u aktivizua në listën e ftuar nga trajneri Sylvinho, ka zgjedhur të motivojë shokët e tij nga ekrani.

Përmes një postimi në Instagram Story, lushnjari shprehu mbështetjen e tij për ekipin:

“Hajde çuna, na bëni krenarë sonte”, shkruan Manaj.

Edhe pse nuk është pjesë e skuadrës këtë herë, Manaj tregon mbështetje të plotë për shokët e tij, duke i inkurajuar të japin maksimumin në transfertën e vështirë ndaj Polonisë.

Sfida Poloni-Shqipëri starton në orën 20:45. Kuqezinjtë kërkojnë përmbysjen e statistikave dhe triumfin në shtëpinë e kundërshtarit.

Rey Manaj mbështet kuqezinjtë: Na bëni krenarë sonte!

Të fundit