Flash News

E-TJERA

Rey Manaj: Me Spanjën do luajmë fort, duhet të japim 100% nga minuta e parë

Rey Manaj: Me Spanjën do luajmë fort, duhet të japim 100% nga

Sulmuesi i kombëtares, Rey Manaj në një konferencë për mediat u shpreh i kënaqur me barazimin ndaj Kroacisë. Manaj tha se pjesa e dytë duhej të ishte menaxhuar më mirë nga kuqezinjtë.

Sulmuesi foli për ndeshjen e ardhshme me Spanjën teksa tha se duhet të jenë të përqëndruar dhe më të fortë se sa ndaj Kroacisë.

“Pjesën e dytë mund ta menaxhonim ndryshe. Në ndeshje ndryshojnë shumë gjëra s’është e lehtë në kundër sulm, kur ke topin s ke fuqi që mund ti kapësh në kundër sulm, edhe Spanja ka mbrojtës shumë të mirë, ekipi do të ecë para dhe kombëtarja të jetë më parë dhe jo individualiteti, duhet të futemi më fort se sa me Kroacinë, duhet të kemi më të përqendruar, duhet të japim 100% nga minuta e parë, deri te minuta e 95”, tha Manaj.

Të fundit