
Flash News
Aksoni antid*ogë në Shkodër, kush është ish-Shefi i Krimeve i shpallur në kërkim nga SPAK
D*ogë nga Amerika Latine/ SPAK aksion në Shkodër, lëshohen 13 urdhër-arreste, edhe policë të përfshirë
Kërkon lirinë, caktohet data për shqyrtimin e ankimimit të Metës
Misteri i vrasjes së Renis Dobrës, zbardhen dy pistat kryesore të hetimit
Ultimatumi i Ramës: Të hënën, të gjithë kryetarët e njësive administrative të jenë të shkarkuar
Rezoluta e PS për korrupsionin, BIRN: Paqartësi mbi institucionet dhe ligjet që do t'i nënshtrohen reformës
Rezoluta u miratua me 76 vota pro dhe 2 kundër të deputetëve të opozitës Agron Shehaj dhe Dashnor Sula.
Grupimi më i madh i opozitës, i njohur si “Rithemelimi” nuk mori pjesë në votim me argumentin se nuk mund të ndërmerrte nisma anti-korrupsion me një qeveri të korruptuar, por e la të paqartë pjesëmarrjen në komisionin që do të ngrihet në bazë të rezolutës.
Kryetari i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi njoftoi që në nisje të seancës vendimin për të abstenuar duke mos marrë pjesë në votim.
“Ne çmojmë si të panevojshme miratimin e një Rezolute për t'i caktuar vetes axhendën apo se çfarë duhet të bëjmë”, tha ai duke argumentuar se opozita kishte treguar gjithmonë vullnetin për të luftuar korrupsionin, ndërsa qeveria bënte propagandë me këtë gjë.
“Ne i qëndrojmë fort vullnetit për ta konsideruar domosdoshmëri jetike për të ardhmen e vendit thellimin e luftës ndaj korrupsionit e fenomenit të pandëshkueshmërisë në mënyrë kapilare në të gjitha nivelet”, tha ai, duke shtuar se “për këtë kemi qenë gjithmonë të gatshëm të luajmë rolin tonë, e kemi bërë detyrën tonë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë atë me shumë përkushtim…”
I pyetur nga BIRN nëse do të bëhen pjesë e komisionit të posaçëm që do të ngrihet, Bardhi nuk u përgjigj.
Edhe kryetar i PD-së zyrtare, Lulzim Basha, që kontrollon një grup më të vogël deputetësh në Kuvend, tha se nuk do ta votonte këtë rezolutë duke e cilësuar nismën si “akt elektoral” dhe “komplot të pisët kundër SPAK”.
Ai tha se “do të denoncojë me forcë çdo përpjekje kundër drejtësisë e në veçanti kundër SPAK-ut që për momentin është institucioni kryesor për të mos thënë i vetëm që po arrin të godasë korrupsionin e lartë qeveritar”.
Deputetët Shehaj dhe Sula që votuan kundër aluduan se kjo rezolutë tentonte të kapte drejtësinë në një moment kur drejtësia po jepte rezultatet e para të luftës anti-korrupsion me hetime ndaj zyrtarëve të lartë qeveritarë.
“Kjo është një përgatitje e terrenit për të goditur drejtësinë”- tha Shehaj duke u kërkuar deputetëve që të votonin kundër.
Ndërsa Sula hodhi dyshime mbi mënyrën se si do të funksiononte komisioni i posaçëm dhe për qëllimet që kishte mazhoranca për ngritjen e tij.
“Ne nuk jemi republikë parlamentare, jemi republikë kryeministrore dhe kjo bëhet me urdhër të kryeministrit”, tha ai duke i cilësuar “demagogji” argumentet e socialistëve.
E titulluar rezoluta: “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”, ajo u mbrojt nga socialistët si një instrument për të përfshirë parlamentin në reformat që duhet të ndërmerren për procesin e integrimit evropian.
Kryeministri Edi Rama e cilësoi luftën anti-korrupsion si lajtmotiv të qeverisjes së tij dhe i cilësoi fantazi akuzat se po tenton të vërë në kontroll SPAK-un.
“SPAK-u është ilaçi i hidhur, që o e pi, o vdes dhe që kush e pi një herë po, e një herë jo, siç bëni ju të tjerët, jo nuk ka shans të vetëpastrohet dhe të vazhdojë vetëm përpara, por vetëm zgjat agoninë e vet dhe tretet siç po treteni ju tek ‘rrugica e shpresës'”- u tha ai deputetëve të opozitës, duke aluduar për liderin e “Rithemelimit”, ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili gjendet në arrest shtëpie i akuzuar për korrupsion.
Sipas Ramës, ajo që po ndodh me reformën në drejtësi ka ndryshuar rrotën e historisë që nga 1912 dhe për këtë është merita e mazhorancës socialiste.
Sipas tekstit të rezolutës, synimi është që Kuvendi të rrisë rolin e tij mbikëqyrës dhe llogarikërkues ndaj qeverisë, institucioneve të pavarura dhe agjencive ekzekutive ligjzbatuese, megjithatë krijohet paqartësi mbi institucionet dhe ligjet që do t'i nënshtrohen reformës.
Nisma e PS-së vjen në një kohë kur raportet e organizmave ndërkombëtare referojnë të dhëna se ka një rritje të perceptimit të korrupsionit dhe një rënie të vazhdueshme të efikasitetit të mekanizmave kundër korrupsionit në sektorin publik. Reporter.al
Të fundit





Kërkon lirinë, caktohet data për shqyrtimin e ankimimit të Metës
11 Korrik 2025, 12:42

Strategjia kundër dezinformimit e Shqipërisë mund të minojë median e lirë
11 Korrik 2025, 12:26
Prifti që mori tapinë nga djalli, dhe sot hesht, ndërsa djalli shemb kishën
11 Korrik 2025, 12:15

Ironia e Dervishit: Pse 30 këshilltarë janë pak për një drejtor ujësjellësi?
11 Korrik 2025, 11:58
Paloka ironizon Ramën pas takimit me kryebashkiakët: Kujdes skllevër! Mreti ju vëzhgon
11 Korrik 2025, 11:42

Misteri i vrasjes së Renis Dobrës, zbardhen dy pistat kryesore të hetimit
11 Korrik 2025, 11:25

Zjarret në vend, 4 vatra zjarri ende aktive, si paraqitet situata
11 Korrik 2025, 10:56
Ironia qeveritare: Rama i heq pushtetin Dredhës, pastaj i kërkon rend dhe ligj
11 Korrik 2025, 10:49
Media gjermane: Aeroporti i Vlorës 'vret' një nga ligatinat më të mëdha të Evropës!
11 Korrik 2025, 10:37

Mes Alpeve në Theth, ligji ndëshkon edhe ata që përpiqen ta respektojnë
11 Korrik 2025, 10:14
I shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet 26-vjeçari në Durrës
11 Korrik 2025, 10:03
Pas shkarkimeve, Rama mbledh në Durrës kryebashkiakët
11 Korrik 2025, 09:42


Haxhi Qamil Rama dhe drejtorët e Bashkive!
11 Korrik 2025, 09:21
30 vite nga masakra e Srebrenicës në Bosnje – Hercegovinë
11 Korrik 2025, 09:10

Nga retorika te rakia, POLITICO: 9 gjëra që Nigel Farage mund të bëjë në Shqipëri
11 Korrik 2025, 08:53
Trump njofton 35% tarifa për mallrat kanadeze
11 Korrik 2025, 08:39
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
11 Korrik 2025, 08:24

Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
11 Korrik 2025, 07:59
Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit
11 Korrik 2025, 07:41
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
11 Korrik 2025, 07:20
Zhupa: Në Theth, disa investitorë strategjikë austriakë e duan zonën të boshatisur
10 Korrik 2025, 22:57
Malltezi: SPAK e pranon, jemi në një proces që filloi me kallëzimin e rremë të Ballës
10 Korrik 2025, 22:34

Si të çliroheni nga bllokimet emocionale me anë të ushtrimeve
10 Korrik 2025, 21:57

Lala: Veliaj donte të rikthehej si kryebashkiak
10 Korrik 2025, 21:40
"Hajt t'i biem' se është i djathtë", Boçi: Në Theth synohen investitorët strategjikë
10 Korrik 2025, 21:33
VIDEO/ Sherr në parlamentin e Bolivisë, deputetët përplasen fizikisht
10 Korrik 2025, 21:20
Salianji: Çështja ime u nxor jashtë radhe, po goditen ata që shqetësojnë Ramën
10 Korrik 2025, 21:09
Salianji akuzon sistemin gjyqësor me emra: Më dënuan me dëshmi të rreme
10 Korrik 2025, 21:07
Shqipëria përjetoi një nga valët më të gjata të nxehtësisë së dekadës së fundit
10 Korrik 2025, 21:01

Qeveria miraton procedura të reja për deklarimin e vendbanimit në e-Albania
10 Korrik 2025, 20:39
“Mbretëresha e lumenjve të Evropës”, 7 bashki derdhin ujërat e zeza në lumin Vjosë
10 Korrik 2025, 20:21
Koka: Veriorët nuk kanë për t’ia harruar Edi Ramës operacionin racist në Theth
10 Korrik 2025, 20:18
3 shenjat e horoskopit që do të ndikohen më shumë nga ‘Hëna e Plotë’ e 10 Korrikut
10 Korrik 2025, 20:04
Emërohet drejtuesi i ri i Qendrёs Kombёtare tё Kinematografisё
10 Korrik 2025, 19:51
Korçë/ 40-vjeçari hidhet nga ballkoni i katit të pestë, në gjendje kritike
10 Korrik 2025, 19:40
‘Gruaja e lodhur’/ Sindroma që prek mijëra gra çdo ditë
10 Korrik 2025, 19:34
Çanta origjinale Hermès e Jane Birkin shitet për 10 milionë dollarë
10 Korrik 2025, 19:26

Nënshkruhet marrëveshja Britani-Ukrainë për 5 mijë raketa Thales
10 Korrik 2025, 19:00
Zjarr në Zvërnec, flakët rrezikojnë dy hotele
10 Korrik 2025, 18:57
Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak
10 Korrik 2025, 18:39
Spahia: E vërteta e madhe e akuzës së fortë të banorëve të Thethit
10 Korrik 2025, 18:35
Ndërtimet pa leje në Theth, Manja kërkon procedim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli
10 Korrik 2025, 18:15
Detaje nga vrasja e Renis Dobrës, autorët erdhën me 2 makina Range Rover nga Rrësheni
10 Korrik 2025, 18:10
Gjykata e Lartë e la në burg, Meta i drejtohet 'Kushtetueses'
10 Korrik 2025, 17:57
Dënim i ri me rregullore të 're'
10 Korrik 2025, 17:54
Përkthyesi i BE-së pushohet nga puna për shkak të frikës për sigurinë e Zelenskyy
10 Korrik 2025, 17:45
'Ti je polic, por jo Zot me ma marrë shpirtin', protestë për Agon Zejnullahun
10 Korrik 2025, 17:41

Ekspozimi i drejtpërdrejtë ndaj ajrit të kondicionuar mund të shkaktojë infeksion
10 Korrik 2025, 17:10
Video/ Rama përsërit skenarin, ulet sërish në gjunjë para Melonit
10 Korrik 2025, 16:56
I vuri zjarrin parcelës me ullinj, arrestohet 50-vjeçari në Shijak
10 Korrik 2025, 16:46

Rubio: SHBA-ja dhe Rusia kanë shkëmbyer ide të reja për bisedimet për paqe në Ukrainë
10 Korrik 2025, 16:36
Vdekja e 27-vjeçarit, dorëhiqet komandanti i Policisë së Lipjanit
10 Korrik 2025, 16:21
Video/ Digjet një banesë në Tiranë pranë Pazarit të Ri
10 Korrik 2025, 16:09

Trafik droge dhe grup kriminal, GJKKO lë në burg tre të pandehurit (EMRAT)
10 Korrik 2025, 15:51
Xhensila ndez rrjetin me urimin e saj për ditëlindjen e Ledrit
10 Korrik 2025, 15:42
Janë plot me pesticide! Lista me 12 produktet që duhet të kemi kujdes
10 Korrik 2025, 15:31

Aksident në Shëngjin, përfundon te Trauma 49-vjeçari
10 Korrik 2025, 15:11
Malltezi: Brenda një dite më sekuestruan llogaritë, pronat dhe aksionet
10 Korrik 2025, 15:01
BE: Izraeli është pajtuar për më shumë ndihma në Gaza
10 Korrik 2025, 14:55


Vrasja e Renis Dobrës, nxirret nga uji mjeti i 23-vjeçarit
10 Korrik 2025, 14:29
Tarifat e Trump ndaj Brazilit rrisin çmimin e kafes
10 Korrik 2025, 14:16
Ursula von der Leyen i mbijeton votëbesimit
10 Korrik 2025, 14:04
Gjyqi për "Plumbin e Artë”/ Debate të forta në GJKKO, shtyhet sërish seanca
10 Korrik 2025, 13:55
Vrau efektivin e Shqiponjave, Prokuroria e Fierit kërkon burg përjetë për Azgan Mërnicën
10 Korrik 2025, 13:46
Zjarr në Lezhë, flakët pranë nënstacionit elektrik
10 Korrik 2025, 13:32
Banorët përplasen me policinë në Theth, një gruaje i bie të fikët
10 Korrik 2025, 13:24
“Ramë i xanun”
10 Korrik 2025, 13:15

Tre shenjat e horoskopit që kanë gjasa të divorcohen në muajin korrik
10 Korrik 2025, 12:45
Kokë turku për një Republikë pa leje
10 Korrik 2025, 12:35
“Ka shkretuar kombin e vet”/ Berisha: Rama burgos kundërshtarët!
10 Korrik 2025, 12:26

Plagoset me thikë shqiptari në Itali
10 Korrik 2025, 12:08


