Flash News

E-TJERA

Rezultate të dobëta në Superiore, jep dorëheqjen trajneri i Laçit

Rezultate të dobëta në Superiore, jep dorëheqjen trajneri i

Trajneri i Laçit Dejan Vukiçeviç ka dhënë dorëheqjen nga stoli, pas 5 javësh me vetëm dy pikë të skuadrës në renditje.

Ka qenë vetë Vukiçeviç që ka njoftuar largimin, teksa shprehet se mundësitë për të bërë më shumë ishin në dispozicion.

Siç u paralajmërua, pas pesë javësh dhe vetëm me dy pike në renditje, nuk mund të qëndronte ende në krye të stolit të Laçit dhe menjëherë pas ndeshjes së humbur me Egnatian, ai njoftoi largimin.

"Më vjen keq që arritëm deri në këtë situatë. Trajnerët vlerësohen për rezultatet dhe neve na mungojnë. I uroj fat Laçit dhe falenderoj presidentin për këtë mundësi. Ne mund të kishim bërë më shumë, edhe sot nuk e merituam humbjen por largohem për t’i dhënë mundësi klubit që të gjejë dike tjetër për rezultate më të mira”, u shpreh trajneri malazez.

Vukiçeviç erdhi pas largimit të Shpëtim Duros. Ai e pati të vështirë të krijonte një strategji për skuadrën duke e çuar drejt rezultateve gjithnjë e më të dobëta.

 

 

Të fundit