Flash News

E-TJERA

Rezultoi i dënuar në Greqi/ Avokati kërkoi kohë, KQZ shtyn seancën për Qerim Ismailaj

Rezultoi i dënuar në Greqi/ Avokati kërkoi kohë, KQZ shtyn
Qerim Ismailaj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur ditën e sotme për të shqyrtuar rezultatin e Prokurorisë së Përgjithshme, e cila doli në përfundimin se kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj ka qenë i dënuar me 3 vite burg në Greqi.

Avokati i Ismailajt ka kërkuar që të shtyhet seanca me argumetin se kërkon më shumë kohë për të realizuar mbrojtjen ndaj klientit të tij. Kjo kërkesë është pranuar nga KQZ, e cila vendosi që mbledhja e radhës të zhvillohet ditën e premte në orën 11.00.

“Më datë 30.6.2021 jemi njoftuar për tu paraqitur në këtë seancë. Po në këtë datë kam marrë përfaqësimin me prokurë për të ushtruar një mbrojtje efektive. Do të kërkoja që të merrej parasysh kërkesa për një seancë tjetër për mbrojtje dëgjimore. Kërkojë kohë për të paraqitur mbrojtje me shkrim sepse afati është shumë i shkurtër”, tha avokati i Ismailajt.

Më 15 qershor Prokuroria përfundoi hetimet për kryebashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismailaj dhe ka gjetur se ka qenë i dënuar me 3 vite burg në Greqi. Ai u denoncua nga Partia Demokratike, e cila e akuzoi atë se ka shkelur ligjin e dekriminalizimit, duke mos deklaruar se ka qenë i dënuar më herët në shtetin fqinjë.

Prokuroria e Përgjithshme arriti në përfundimin se Qerim Ismailaj rezulton i dënuar me veprim të formës së prerë për dy vepra penale, "konflikt" dhe "përleshje".

Sipas Prokurorisë, ai është dënuar në vitin 2000. Gjithashtu shton se për këto vepra penale, në Shqipëri korespondon një dënim i vetëm, që është ai me gjobë.

Të fundit