Flash News

E-TJERA

Rezultonte e zhdukur, gjendet e vdekur shqiptarja në Itali

Rezultonte e zhdukur, gjendet e vdekur shqiptarja në Itali

Suzana Koçibelli, shqiptarja e cila rezultonte e zhdukur prej datës 9 janar është gjetur e vdekur.

Trupi i pajetë i 62-vjeçares shqiptare është gjetur në ujërat e Tiberit në digën Castel Giubileo.

Pasi trupi u nxorr nga ushtarakët dhe zjarrfikësit, nuk u konstatuan shenja të dukshme dhune.

Sipas mjekut ligjor, vdekja e gruas ka ndodhur pak orë pas largimit të saj.

Policia po heton për të zbuluar shkaqet e ngjarjes.

Të fundit