Flash News

E-TJERA

Rezultonte i humbur prej 10 ditësh, 25-vjeçari gjendet i pajetë në kanalin vaditës Peqin -Kavajë

Rezultonte i humbur prej 10 ditësh, 25-vjeçari gjendet i pajetë

Gjendet i pajetë një i ri në kanalin vaditës Peqin -Kavajë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Hoxhaj në Peqin, ndërsa sipas burimeve zyrtare kufoma i përket A.D ,25 vjeç nga Peqini, i cili rezultonte i humbur prej 10 ditësh. 

25 vjeçari njihej si person me probleme te shendetit mendor  dhe që nga dita që u shpall i humbur kërkimet për gjetjen e tij u shtrinë në të gjithë zonën dhe përgjatë rrjedhës së lumit Shkumbin dhe kanalit vaditës Peqin-Kavajë.

Kufoma e 25 vjeçarit u dërgua në morgun e Spitalit Rajonal të Elbasanit për autopsi ,ndërkohë që policia dhe prokuroria po kryejnë hetime për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të fundit