Flash News

E-TJERA

Riaktivizohet zjarri në pyllin e Darëzezës, e pamundur ndërhyrja me mjete zjarrfikëse

Riaktivizohet zjarri në pyllin e Darëzezës, e pamundur

 Riaktivizohet sërish zjarri në pyllin e Darëzezës, disa orë pasi u vu nën kontroll sot në mëngjes. 

Ministria e Mbrojtjes njofton se një helikopter është nisur drejt vendngjarjes për të ndërhyrë nga ajri, pasi  vatra e zjarrit është përhapur më tej dhe është bërë e pamundur ndërhyrja me mjete zjarrfikëse.

"Sot në mesditë, në fshatin Darëzezë e Re, njësia administrative Dërmenas, bashkia Fier, është riaktivizuar vatra e zjarrit e fikur një ditë më parë në pyllin e Darëzezës.

Në vendngjarje ndodhen 7 automjete zjarrfikëse me 40 efektivë të MZSH, një buldozer dhe një fadromë, por për shkak të terrenit ranor dhe përmasave të mëdha që ka marrë zjarri, situata në ekonominë pyjore të Darëzezës nuk është vënë ende nën kontroll.

Rreth orës 14:00, vatra e zjarrit është përhapur më tej dhe është bërë e pamundur ndërhyrja me mjete zjarrfikëse.

Në koordinim me Qendrës së Bashkuar Operacionale (QBO), është nisur në mbështetje helikopteri tip Cougar i Forcës Ajrore për ndërhyrje nga ajri.

Sipërfaqja e përfshirë nga flakët është rreth 10 hektarë, ndërsa era po favorizon avancimin e zjarrit në pjesën veriore të pyllit", njofton Ministria e Mbrojtjes. 

Të fundit