Flash News

E-TJERA

Riatdhesimet nga kampi ‘Al-Hol’, Yuri Kim: E mrekullueshme t’i shohësh fëmijët të çliruar nga ISIS

Riatdhesimet nga kampi ‘Al-Hol’, Yuri Kim: E mrekullueshme t’i

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka reaguar pas riatdhesimit të 5 shtetasve shqiptarë, 4 prej të cilëve fëmijë, të cilët ndodheshin të ngujuar në kampet e ISIS.

“Është e mrekullueshme të shohësh fëmijë të pafajshëm të çliruar nga ISIS”, shkruan Kim në një postim në Twitter, teksa shton se “qeveritë duhet të riatdhesojnë shtetasit e tyre nga Siria, në mënyrë që ata të rehabilitohen”.

Megjithatë, në mesazhin e saj ambasadorja ka vënë theksin edhe tek drejtësia, ku ata që kanë kryer akte terrori duhet të përballen me ligjin dhe autoritetet.

Kujtojmë se, ditën e djeshme përmes një operacioni shpëtimi është bërë i mundur riatdhesimi i Endri Dumanit, Floresha Rashës dhe 3 fëmijëve të saj.

 “E mrekullueshme për të parë këta fëmijë të pafajshëm të çliruar nga ISIS. Shpresoj se hapat e tjerë do të ndjekin. Qeveritë duhet të riatdhesojnë shtetasit e tyre nga Siria në mënyrë që ata të rehabilitohen dhe, kur justifikohet, të përballen me drejtësinë”, shkruan Yuri Kim.

Riatdhesimet nga kampi ‘Al-Hol’, Yuri Kim: E mrekullueshme t’i

Të fundit