Flash News

E-TJERA

Riatdhesimet nga Siria/ Kreu i Antiterrorit: Nuk janë bashkëpunues, fshihen

Riatdhesimet nga Siria/ Kreu i Antiterrorit: Nuk janë bashkëpunues,

Drejtori i Antiterrorit në Policinë e Shtetit Gledis Nano ka folur për operacionin e riatdhesimit të 19 shqiptarëve nga kamoi "Al Hawl" në Siri, duke treguar edhe vështirësitë që kishin hasur.

Ai tha për mediat se pjesa më e madhe e personave nuk bashkëpunuan me autoritetet. Gjithashtu shtoi se i fshihen punonjësve që të bashkëpunojnë për rikthimin e tyre. Sipas tij, janë dhe rreth 30 shqiptarë në kamp "Al Hawl".

Nano tha se shqiptarët që kanë ikur për luftë, janë fshehur në terren dhe një pjesë mund të kenë humbur jetën si pasojë e luftimeve. Ai theksoi se pjesa më e madhe e shqiptarëve janë në kampin famkeq të "Al Hawl".

“Janë rreth 30 persona të tjerë në kamp "Al Hawl". Pjesa më e madhe e personave nuk bashkë-punuan. 5 gra dhe 14 fëmijë u riatdhesuan nga Siria në vendin tonë. Sa i takon atyre që kanë ikur për luftë, një pjesë e tyre janë larguar dhe fshehur në terren, dhe një pjesë mund të kenë humbur jetën si pasojë e luftimeve.

Ne do të vazhdojmë punën tonë, se kemi ndaluar asnjëherë. Është një proces që paralelisht me ndërhyrjen tonë, është procesi i integrimit. Ndaj kërkon kohë. Pjesa më e madhe të tjerëve janë në "Al Hawl". Nuk janë bashkëpunues, i fshihen punonjësve që të bashkëpunojnë për rikthimin e tyre”, tha ai.

Të fundit