Flash News

E-TJERA

Riatdhesimi i 13 shqiptarëve/ Policia nxjerr videon, si u shpëtuan nga kampet e ferrit në Siri

Riatdhesimi i 13 shqiptarëve/ Policia nxjerr videon, si u shpëtuan nga

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me riatdhesimin e 13 shqiptarëve nga kampet famëkeqe të Sirisë. Blutë bëjnë me dije se operacioni u zhvillua nga data 19 deri në 27 maj në në bashkëpunim me homologët kosovarë dhe të koordinuar nga partnerët amerikanë.

Operacioni është zhvilluar në disa kampe famëkeqe si Al-Haël dhe Roj, si dhe të tjerë. Shqiptarët janë transportuar me avion deri në aeroportin e Prishtinës, dhe më pas janë marrë në dorëzim nga policia shqiptare që i ka transportuar dhe akomoduar në qendrën e pritjes në Shqipëri.

Drejtoria e Antiterrorit në bashkëpunim me SPAK dhe partnerët po punon për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në kryerjen e veprave penale ”Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj”dhe “Organizimi për pjesëmarrje në veprime luftarake në një shtet të huaj”.

Lajmi u bë publik dje për mediat, por për shkak të sigurisë së tyre, detajet për këtë operacion kanë dalë më pas. Mes të shpëtuarëve ishin 4 gra dhe 9 fëmijë. Ky është operacioni i 4-ët për riatdhesimin e shqiptarëve nga Siria. I fundit në radhë u zhvillua në muajin korrik të vitit të shkuar.

Të fundit