Flash News

E-TJERA

Riatdhesimi i shqiptarëve nga kampet e 'ferrit', Çuçi prej dy ditësh në Beirut: Jemi në proces të një operacioni

Riatdhesimi i shqiptarëve nga kampet e 'ferrit',

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi po zhvillon prej dy ditësh një vizitë në Liban në sajë të riatdhesimit të shqiptarëve në Siri.

Në një status në rrjetet sociale,  Çuçi sqaron se është takuar me Gjeneral Major Abas Ibrahim pas, ku kanë diskutuar për arritjen e dakordësisë mes tyre për të vijuar me procesin e riatdhesimit të fëmijëve dhe grave shqiptare nga kampet e ferrit në Siri.

“Në vijim të angazhimit të qeverisë shqiptare për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë që ndodhen në kampet siriane, prej dy ditësh ndodhem në Beirut.

Bashkë me Konsullin e Përgjithshëm të Shqipërisë në Liban, Marc Ghorayeb dhe Drejtorin e Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit, Gledis Nano, zhvillova një takim me drejtorin e përgjithshëm të sigurisë në Liban, Gjeneral Major Abas Ibrahim.

E falenderova Gjeneralin për gjithë kontributin e tij të çmueshëm në këtë proces dhe e garantova për vijimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona në çështje të sigurisë dhe sidomos në finalizimin me sukses të këtij operacioni të vështirë në një kohë sa më të shkurtër.

Vizita në Beirut është gjithashtu tregues domethënës i këmbënguljes së qeverisë shqiptare për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë nga Siria. Do të punojmë me po të njëjtin përkushtim dhe vendosmëri për të finalizuar me sukses edhe këtë operacion ashtu sikundër bëmë radhën e parë”, shkruan ministri.

Të fundit