Flash News

E-TJERA

Riatdhesohen 13 shqiptarë nga kampet e ‘ferrit’ në Siri, Çuçi: Mirënjohje për SHBA

Riatdhesohen 13 shqiptarë nga kampet e ‘ferrit’ në Siri,

Riatdhesohen në Shqipëri 13 shqiptarë nga kampet e ferrit në Siri.

4 gra dhe 9 fëmijë ndërmjet moshës 6 e 16 vjeç nga Shqipëria mbërritën në aeroportin “Adem Jashari” të Prishtinës, duke e çuar në 43 numrin total të bashkatdhetarëve që janë shpëtuar deri tani nga kampet siriane.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi falënderoi në mënyrë të veçantë partnerët strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës për investimin e tyre që ky operacion të realizohej me sukses.

“Mbërritja në orët e para të mëngjesit të sotëm 13 shqiptarëve të tjerë të riatdhesuar nga kampet e ferrit në Siri. Janë 4 gra dhe 9 fëmijë që rikthehen në gjirin e familjes, për të lënë pas njëherë e përgjithmonë dramën që përjetuan prej një kohe të gjatë duke e çuar në 43 numrin total të bashkatdhetarëve tanë që shpëtuam prej kur ne nisëm këtë përpjekje të përbashkët.

Mirënjohje të madhe për partnerët tanë strategjikë, #SHBA, që bënë jashtëzakonisht shumë për finalizimin me sukses të operacionit tonë të katërt përmes së cilit edhe Kosova riatdhesoi disa shtetas të saj.

Kurrsesi nuk është operacioni i fundit dhe as do të ndalemi derisa të rikthejmë edhe gratë e fëmijët e mbetur ende në kampet famëkeqe të zonave në konflikt, duke u bazuar gjithashtu në listat e hartuara më herët me partnerët libanezë, Gjeneral Major Abbas Ibrahim dhe këshilltarin tonë diplomatik në rajon, Marc Ghorayeb”, shkruan ministri Çuçi.

Të fundit