Flash News

E-TJERA

Riatdhesohen 13 shqiptarë nga kampi i ISIS në Siri

Riatdhesohen 13 shqiptarë nga kampi i ISIS në Siri

13 shqiptarë janë nxjerrë nga kampi i ISIS në Siri. Bëhet fjalë për 4 gra dhe 9 fëmijë, të cilët u janë dorëzuar autoriteteve shqiptare. Lajmin e ka bërë me dije një zyrtar sirian Dr. Abdulkarim Omar.

“Ditën e 27 Maj 2022, 13 shtetas shqiptarë (4 gra dhe 9 fëmijë) të familjeve të organizatës ISIS i janë dorëzuar një delegacioni zyrtar të qeverisë shqiptare, pas nënshkrimit të dokumentit zyrtar të dorëzimit ndërmjet AANES dhe Republikës së Shqipërisë”, ka shkruar ai.

Deri më tani nuk janë publikuar emrat e grave dhe fëmijëve që ka nxjerrë nga kampi, apo detaje që lidhen me operacionin e shpëtimit.

Të fundit