Flash News

E-TJERA

‘Riedukimi’ i Ramës, Goci: Gazetarët ta çojnë në gjykatë, të bëjnë grevë e ta lenë të flasë me veten

‘Riedukimi’ i Ramës, Goci: Gazetarët ta çojnë

Pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci ka folur rreth debatit ku u përfshi dje gazetari Klevin Muka dhe kryeministri Rama, kur ky  fundit ndoqi rregullin e ‘riedukimit’ duke i ndaluar gazetarit të drejtën e pjesëmarrjes në konferenca për 3 muaj.

I ftuar në RTV Ora, Goci tha se Rama po shkel të drejtën minimale të lirisë së shprehjes teksa i bëri edhe një thirrje të gjithë gazetarëve. Goci u shpreh se duhet një sensibilizim i të gjithëve me kolegun, duke sugjeruar që Ramën ta çojnë në gjykatë e deri në Kushtetuese, të organizojnë një grevë që kryeministri gjatë konferencës të mbetet pa praninë e mediave.

“Është shkelje e së drejtës minimale për tu shprehur. Kur e pashë mendova mos është ndonjë çadër e Gadafit, ndonjë ambient ekzotik ku I luajnë pendët, ku I dihet si I duket vetja me bollëk frutash e ekzotik përpara. Të mos kuptosh ç’është institucioni dhe ç’është hapsira e vet private do të thotë se shteti ka marrë fund simbolikisht dhe funksionalisht. Ajo është dhunë, një kërcënim ndaj gazetarit. Kjo do një reagim të fuqishëm nga ana e gazetarëve. Nëse gazetarët nuk arrijnë dot të solidarizohen me njëri tjetrin dhe ti thonë që kjo punë duhet të marri fund dhe ta çojnë edhe në gjykatë kryeministrin, dhe në kushtetuese, të bëjnë dhe një grevë. Të flasë me vete ai sepse në fakt gjysmën e kohës me vete flet kështu që le të flasë me vete”, tha Goci.

Të fundit