Flash News

E-TJERA

‘Riedukimi’ i Ramës për gazetarët, OSBE: Nuk ka siguri pa lirinë e medias, thelbësore për demokracinë

‘Riedukimi’ i Ramës për gazetarët, OSBE: Nuk ka

Prezenca e OSBE në Tiranë ka shprehur mbështetje për misionin informues të gazetarëve në Shqipëri. Reagimi i OSBE vjen pas sulmeve të vazhdueshme të kryeministrit Rama dhe ‘riedukimeve’ që ky i fundit iu faturon gazetarëve.

Në një postim në Twitter, OSBE shkruan se liria e meidas për të raportuar lirisht për çështje në interes të qytetarëve, është një nga treguesit thelbësorë të demokracisë.

“Liria e medias dhe aftësia e gazetarëve për të raportuar lirshëm për çështje me interes publik është një nga treguesit thelbësorë të demokracisë. OSBE është fuqimisht e përkushtuar ndaj rolit që luajnë gazetarët në aspektin jetik të proceseve vendimmarrëse të mirëinformuara publike, transparente, të përgjegjshme dhe demokratike në Shqipëri”, shkruan në Twitter Prezenca e OSBE në Tiranë.

Nga ana tjetër edhe Përfaqësuesja e Lirisë së Medias në OSBE, shkruan në Twitter se e drejta e gazetarëve për të kërkuar dhe marrë lirisht informacion, është detyrë e organeve publike.

“E drejta e gazetarëve për të kërkuar, marrë dhe dhënë lirisht informacionin e mbajtur nga organet publike është një pjesë integrale e punës së tyre dhe një shtyllë themelore e çdo shoqërie demokratike. Nuk ka siguri pa lirinë e medias”, shkruan përfaqësuesja e OSBE.

Të fundit