Flash News

E-TJERA

Rihapen kufijtë me Greqinë, Kapshtica dhe Kakavija do funksionojnë gjatë 24 orëve

Rihapen kufijtë me Greqinë, Kapshtica dhe Kakavija do

Rihapen kufijtë me shtetin fqinj Greqinë, pas kufizimeve anti-covid, duke bërë që shqiptarët të udhëtojnë lirshëm.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bëri të ditur se nga sot, 01 korrik, pika kufitare e Kakavijës dhe Kapshticës do të jetë hapur 24 orë.

Por që të mund të kaloni kufirin duhet patjetër që me vete të keni një test negativ, jo më shumë se 72 orë nga momenti që kaloni kufirin, si dhe të keni plotësuar patjetër 24 orë para formularin PLF.

"Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se nga data 1 korrik do të funksionojnë gjatë 24 orëve Pikat Kufitare të Kakavisë dhe Kapshticës, për të gjitha kategoritë e udhëtarëve.

Ndërsa Pika Kufitare Qafbotë, deri më datë  7 korrik 2021 do të funksionojë në të njëjtën mënyrë si funksionon sot: nga ora 08:00 deri 16:00, me limit në hyrje 250 persona.

Vazhdon të kërkohet:

PLF

PCR, Rapid test, çertifikatë vaksinimi ose vërtetim që qytetari është diagnostikuar me Covid-19 (2-9 muajt e fundit).

Informojmë se numri i lejuar për çdo Pikë Kufitare është si më poshtë:

• Kakavijë: 1500 vetë (tashmë e hapur 24 orë)

• Qafbotë: 250 vetë (08:00 me 16:00)

• Kapshticë: 400 vetë (24 orë e hapur)", njofton MEPJ. 

 

Të fundit