Flash News

E-TJERA

Rihapet aksi Librazhd–Prrenjas, qarkullimi përmes një rruge provizore të paasfaltuar

Rihapet aksi Librazhd–Prrenjas, qarkullimi përmes një rruge

Pas 11 ditësh izolim, do të rihapet sot qarkulllimi nga Tirana drejt Juglindjes dhe anasjelltas. Rruga alternative do të hapet sot në orën 12:00.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar pamje nga rruga e ndërtuar në shtratin e lumit Shkumbin, një rrugë provizore e paasfaltuar, që sipas ARRSH, do të shërbejë për qarkullimin e mjeteve deri në ndërtimin e plotë të rrugës alternative.

ARRSH i ka bërë thirrje drejtuesve të respektojnë sinjalistikën.

"Sot, datë 03.03.2026, ora 12:00, rikthehet qarkullimi për të gjitha mjetet në aksin Librazhd–Prrenjas, i cili ishte i bllokuar si pasojë e rrëshqitjes në zonën “Arrat e Gurrës”.

Qarkullimi do të kryhet përmes një devijimi provizor, të ndërtuar ngjitur me pozicionin ekzistues të mëparshëm, deri në realizimin e plotë të rrugës alternative, tashmë të bërë publike, në shtratin e lumit Shkumbin dhe të integruar me trupin e hekurudhës.

Segmenti do të funksionojë me sinjalistikë kantieri dhe, përkohësisht, do të jetë i paasfaltuar deri në stabilizimin e shtresave, pas së cilës do të kryhet asfaltimi përfundimtar.

Duke kërkuar mirëkuptim nga të gjithë përdoruesit e rrugës si dhe banorëve të zonës, u bëjmë thirrje të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore, për të garantuar një qarkullim të sigurt për të gjithë", shkruan ARRSH.

Të fundit