Flash News

E-TJERA

Rihapet dosja e Habilajve, GJKKO kthen për rigjykim Moisi Habilajn

Rihapet dosja e Habilajve, GJKKO kthen për rigjykim Moisi Habilajn

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rikthyer për rigjykim dosjen ndaj Moisi Habilajt dhe tre të pandehurve të tjerë të grupit "Habilaj".

GJKKO ka dënuar në vitin 2021 me 10 vite burg Moisi Habilajn për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve" në bashkëpunim dhe "Grupi i strukturuar kriminal", duke përfituar ulje në 1/3 e dënimit.

"Deklarimin fajtor të të pandehurit M.H., për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, mbetur në tentativë, në formën e posaçme të grupit te strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 283/a/l, 22, 28/4 të Kodit Penal dhe bazuar në nenin 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 12(dymbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit M.H., për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme te grupit te strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 283/a/1, 28/4 të Kodit Penal dhe bazuar në nenin 334/1 te Kodit Penal dënimin e tij me 12(dymbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor te te pandehurit M.H., për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe në bazë të nenit  333/a  të Kodit penal  dënimin e tij me 4(katër) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve për tre veprat e mësipërme penale, dënimin e të pandehurit M.H. me një dënim të vetëm 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht dënimin e të pandehurit M.H. me 10(dhjetë) vjet burgim", thuhet në njoftimin e GJKKO.

GJKKO dënoi po ashtu edhe tre të pandehurit e tjerë, Nezar Seiti, Meridian Sulaj dhe Fatmir Minaj.

"Deklarimin fajtor të të pandehurit N.S., për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme te grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 283/a/1, 28/4 te Kodit Penal dhe bazuar në nenin 334/1 te Kodit Penal dënimin e tij me 12(dymbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit N.S., për veprën penale “Grupi i strukturuar  kriminal” dhe në bazë të nenit 333/a/2 i Kodit Penal dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim. Në aplikim te nenit 55 te Kodit Penal, në bashkim të dënimeve për dy veprat e mësipërme penale, dënimin e të pandehurit N.S. me nje dënim të vetëm 13 (trembëdhjetë) vjet e 6(gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim te nenit 406/1 te K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht dënimin e të pandehurit N.S. me 9(nëntë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor te te pandehurit M.S., për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme te grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 283/a/1, 28/4 të Kodit Penal dhe bazuar në nenin 334/1 te Kodit Penal dënimin e tij me 12(dymbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor te te pandehurit M.S., për veprën penale “Grupi i strukturuar  kriminal” dhe në bazë të nenit 333/a/2 i Kodit Penal dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim. Në aplikim te nenit 55 te Kodit Penal, në bashkim të dënimeve për dy veprat e mësipërme penale, dënimin e të pandehurit M.S. me nje dënim të vetëm prej 13(trembëdhjetë) vjet e 6(gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim te nenit 406/1 te K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht dënimin e të pandehurit M.S. me 9(nëntë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit F.M., për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 283/a/1, 28/4 te Kodit Penal dhe bazuar në nenin 334/1 te Kodit Penal dënimin e tij me 12(dymbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor te te pandehurit F.M., për veprën penale “Grupi i strukturuar  kriminal” dhe në bazë të nenit 333/a/2 i Kodit Penal dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim. Në aplikim te nenit 55 te Kodit Penal, në bashkim të dënimeve për dy veprat e mësipërme penale, dënimin e të pandehurit F.M. me një dënim të vetëm 13 (trembëdhjetë) vjet e 6(gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 te K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht dënimin e të pandehurit F.M. me 9(nëntë) vjet burgim", thotë GJKKO.

Të fundit